Suedezja hap ekspozitë për jetën e para 45 viteve në Isniq të Deçanit

Galeria e Ministrisë së Kulturës do të hapë nesër ekspozitën “Albanian Village Life – Isniq, Kosovo 1976”, të artistes nga Suedia, Ann Christine Eek.

Ekspozita hapet në ora 19:00 dhe do të qëndrojë e hapur deri më  13 janar 2020, në Galerinë e Ministrisë, e njohur ndryshme edhe si galeria “Qafa”.

Gjatë ekspozitës, “Albanian Village Life – Isniq, Kosovo 1976” do të ekspozohen dhjetëra fotografi bardh e zi, të Ann Christine Eek që pasqyrojnë jetën në rajonin  e Dukagjinit.

Ann Christine Eek e ka vizituar Kosovën për herë të parë në vitin 1976, duke qëndruar këtu për gati shtatë javë në fshatin Isniq, bashkë me antropologen Berit Backer.

Gjatë këtij qëndrimi ajo dokumentoi përmes mijëra fotografive mënyrën e jetesës së shqiptarëve në Kosovë, me fokus rajonin e Dukagjinit.

 

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!