Monografia ‘Artisti i katër dhuntive’. Foto: Isa Vatovci

Studiuesi Sinan Gashi boton monografinë për Muharrem Qenën

Studiuesi Sinan Gashi ka botuar kohë më parë monografinë “Artisti i katër dhuntive”, kushtuar regjisorit dhe aktorit Muharrem Qena.

Përmes monografisë “Artisti i katër dhuntive – Muharrem Qena 1930-2006″, studiuesi Gashi ka shpalosur portretin shumëdimensional të Qenës, duke elaboruar talentin e tij si këngëtar, aktor, regjisor dhe si autor i teksteve të ndryshme.

Monografia është botuar në 90-të vjetorin e lindjes së Muharrem Qenës.

Shkrimtari Izet Avdyli ka potencuar në një postim në Facebook, se studiuesi i letërsisë Sinan Gashi përmes kësaj monografie ka shpalosur portretin shumëdimensional të Qenes.

“Me këtë libër studiuesi Gashi ka portretizuar figurën markante të Qenes duke ofruar faktografi për jetën dhe veprën e tij si dhe një sërë fotografishë nga jeta dhe puna e autorit”, ka shkruar Avdyli në Facebook.

Muharrem Qena, lindi në Mitrovicë më 1930. Ishte një aktor, regjisor, shkrimtar dhe këngëtar i njohur. Qena i takon plejadës së artistëve që hodhën themelet e artit skenik në Kosovë.

Teatri i Qytetit të Mitrovicës mban emrin, “Muharrem Qena”.

Qena vdiq më 25 shtator 2006 në Prishtinë.

Monografia ‘Artisti i katër dhuntive’. Foto: Isa Vatovci