Stripi komik Batman shitet për 2.2 milionë dollarë

Stripi komik Batman i vitit 1940 është shitur në një ankand në ShBA për më shumë së 2.2 milionë dollarë. 

Një shumë e tillë ka vendosur rekord botëror në ankandin e stripave për superheroin Batman, ka bërë të ditur shtëpia e ankandit “Heritage Auctions” me seli në Dallas, ShBA.  

Blerësi ka preferuar të mbetet anonim. 

Foto: Heritage Auctions

Personazhet e njohur Joker, Hugo Strange dhe Catwoman gjithashtu janë shfaqur në atë numër botues, i cili është në gjendje pothuajse perfekte, deklaroi shtëpia e ankandit në fjalë.

Një koleksionist e kishte blerë këtë strip për 3,000 dollarë në Hjuston në vitin 1979. Çmimi i tij origjinal në vitin 1940 ishte 10 centë.

Çmimi i tij  ishte rritur edhe para para se të dalë në ankand dhe nga mesi i dhjetorit kishte më shumë se 24 oferta për blerjen e tij

Rekordi i mëparshëm për stripin komik Batman ishte vendosur në nëntor kur shtëpia Heritage Auctions  e shiti atë në ankand publik ‘Detective Comics’ nr.27 të vitit 1939, në të cilin Batman shfaqet për herë të parë, për 1.5 milion dollarë.