Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë  Audiovizuale

Çdo 27 tetor në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Audiovizuale. Vendimi për shënimin e kësaj dite është marrë nga UNESCO në 2005.

Qëllimi i shënimit të Ditës së Ndërkombëtare të Trashëgimisë Audiovizuale është vetëdijesimi i opinionit për ruajtjen e materialeve audiovizive.

Trashëgimia audiovizuale e cila nisi së prodhuari në fillim të shekullit të kaluar përbën një prej thesareve me rëndësi për identitetet kombëtare në mbarë botën.

Kjo ditë shënohet edhe në Kosovë me aktivitete të ndryshme të cilat si qëllim kanë ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e pasurisë audiovizive në krijuar dekada me radhë.