Sot nata e tretë e festivalit ‘Mitrovica in Fest’

Shfaqja ‘Komedia e Kuqe’ e Teatrit “Muharrem Qena” e Teatrit të Qytetit të Mitrovicës, do të shfaqet sot në mbrëmje në natën e tretë të Festivalit Tradicionale të Komedisë, “Mitrovica in Fest” në edicionit e tij të 10.

Shfaqja jepet duke filluar nga ora 19:00, ndërsa lujanë:  Xhejlane Terbunja, Mehmet Preteni, Njomza Tmava dhe Fisnik Istrefi.

“Komedi e Kuqe” e autores Albana Muja dhe regji të Kreshnike Osmanit shpërfaq copëza nga jeta e një çifti, Agimes dhe Fisnikut të cilët zgjodhën të jetojnë në Gjermani, megjithëse supozohet në një jetë stabile të çiftit, na del të jetë diçka tjetër!

Me anë të komikes, çifti vihet në sprova që shfaqin mungesën e lumturisë së tyre, për vite të tëra të bashkëjetesës.

Festivali  Tradicional i Komedisë “Mitrovica in Fest” ka nisur dy net më parë, më 9 shator 2019 dhe po mbahet në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, me pjesëmarrje e trupave teatrove nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës.

Deri më tani në kuadër të këtij festivali janë shfaqur komeditë: ‘Sundimi i gruas”, shfaqje e Teatrit “Petro Marko” të Vlorës dhe “Jashtë bie borë”, shfaqje e Teatrit të Tetovës.