Sot mbyllet edicioni i 38-të i Seminarit të shqipes  

Punimet e fundit që do të prezantohen sot në kuadër të sesioneve shkencore shqipe, mbyllin edhe edicionin e 38-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturës Shqiptare.

Edicioni i 38-të i Seminari të shqipes ka nisur më 19-të këtij muaji dhe gjatë dy javëve janë zhvilluar një sërë aktivitetesh  për albanologjinë në përgjithësi.

Një numri i madhe i studiuesve dhe studentëve të albanologjisë nga vende të ndryshme të botës kanë ndjekur aktivitetet e këtij edicioni.

Gjatë dy javëve sa ka zgjatur ky edicion janë zhvilluar dhetarë ligjërime, ligjërata shkencore, tryeza e prezantime librash.

Janë mbajtur edhe sesionet shkencore dhe sesionet e doktorantëve të shkencave albanologjike.