Sot mbushen tetë vjet pa Ali Podrimjen 

Sot mbushen tetë vjet nga vdekja tragjike e poetit Ali Podrimja. Më 21 korrik të vitit 2012, Podrimja, ishte gjetur pa shenja jeten në qytetin Lodev të Francës, derisa po merrte pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë, “Voix de la Mediterranee”. 

Paraprakisht, më 18 korrik, Podrimja ishte zhdukur dhe u gjet pa shenja jete me 21 korrik 2012 nga autoritetet franceze.  

Sipas autoriteteve franceze, Podrimja ka humbur jetën për shkak të dehidrimit, pasi ai kishte humbur orientimin gjatë një shëtitje në një pyll. 

Ali Podrimja u lind më 28 gusht 1942 në Gjakovë. Ishte ndër poetët më të njohur të letërsisë së sotme shqipe dhe njëri nga më të vlerësuarit nga kritika letrare. 

Podrimja është autorë i dhjetëra përmbledhjeve me poezi, si:  “Thirrje” 1961, “Dhimbë e bukur” 1967 , “Sampo” 1969 , “Torzo” 1971 , “Folja” 1973 , “Credo” 1976 , “Sampo 2″ 1980 , “Drejtpeshimi” 1981 , “Lum Lumi” 1982 ,”Fundi i Gëzuar” 1988 , “Zari” 1990 , “Në bisht të sorrës” 1994 , “Buzëqeshje në kafaz” 1995 , “Ishulli Albania” , “Pikë e zezë në blu” 2005. 

 Poeti Ali Podrimja ishte anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.