Sot jepet premiera e shfaqjes ‘Muslimani'

Shfaqja “Muslimani”, me tekst dhe regji të Enver Petrovci shfaqet sot premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Shfaqja jepet në ora 20:00 në skenën e vogël të TKK-së.

Kjo shfaqje prek temën e martesave të përziera ndërfetare e kombëtare.

“Rastësisht isha pjesëmarrës në një dasmë në Ulqin ku martoheshin një shqiptare muslimane me një malazias ortodoks. Pronari i hotelit që ishte shqiptar më tha: Neve shqiptarëve katolikë dhe muslimanë nuk na duket e pazakontë të martohemi me malazias ortodoks, por shqiptarët muslimanë dhe katolikë nuk martohen në mes vete gati kurrë’, ka shkruar Petrovci për shfaqjen.

Në shfaqje interpretojnë: Enver Petrovci dhe Vlora Nikçi.