Sot jepet premiera e baletit ‘Tanzminiaturen & Tangata’

Baleti Kombëtar i Kosovës do të shfaqë sot në mbrëmje premierën e baletit “Tanzminiaturen &Tangata” me koreografi Ricardo Fernando.

Premiera e kësaj shfaqje jepet në Skenën e Teatrit Kombëtar në ora në orën 19:00. Ndërsa nesër po në të njëjtën orë jepet repriza.

Baleti “Tanzminiaturen &Tangata” përbëhet nga dy pjesë, “Tanzminiaturen” e cila është me muzikë të J. S. Bach që ka në vete lëvizje neoklasike shumë elegante dhe “Tangata”, me muzikë të Astor Piazzolla e lëvizje me elemente të tangos, por të modernizuara.