Librat - Foto: KALLXO.com

Sot është Dita Ndërkombëtare e Librit

Dita Ndërkombëtare e Librit dhe e të Drejtave të Autorit, shënohet çdo 23 prill në mbarë botën dhe ka për qëllim promovimin e leximit dhe të drejtave të autorit. 

Për herë të parë kjo festë nisi të shënohet në më 23 prill 1995, kur edhe është shpallur nga UNSECO-ja si festën ndërkombëtare për librin. 

Ideja për shënimin e kësaj feste e ka origjinën në Spanjë, në zonën e Katalonisë, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil.  

23 prill është datë simbolike e cila lidhet përvjetorët e vdekjeve të shumë prej shkrimtarëve të njohur të botës, por edhe ditëlindjes së shumë prej tyre. 

Gjatë kësaj ditë në mbarë botën organizohen aktivitete për librin.