Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

21 shkurti në mbarë botë shënohet si Dita Ndërkombëtare e Gjuhëve Amtare. Në vitin 1999 UNESCO shpalli 21 shkurtin, si: Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare. (International Mother Language Day – IMLD), e më pas është pranuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me një rezolutë të veçantë.

Qëllimi i caktimit të kësaj dite është promovimi dhe ndërgjegjësimi për diversitetin gjuhësore dhe kulturor si dhe promovimin e shumëgjuhësisë.

Në mbarë botën në këtë ditë organizohem aktivitete të cilat në fokus kanë mbrojtjen e gjuhëve nga zhdukja.

Në 100 vjetët e fundit shumë gjuhë janë zhdukur për arsye nga më të ndryshmet, ndërsa sipas UNESCO-s edhe shumë të tjera rrezikojnë të zhduken.