Foto: ReMusica

Sopranoja Besa Llugiqi mban sot koncert në kuadër të festivalit ‘ReMusica’

Sopranoja Besa Llugiqi do të prezantohet sot në mbrëmje, në kuadër të edicionit të 19-të të festivalit “ReMusica’.

Koncerti i natës së tretë të “ReMusica” që mbahet sot në mbrëmje nga sopranoja Llugiqi, i  përcjellë në piano nga Misbah Kaçamaku, do të transmetohet online në versionin livestream duke filluar nga ora 21:00 në websajtin e festivalit.

Gjatë koncertit të sotëm, Llugiqi dhe Kaçamaku do të interpretojnë vepra të autorëve të huaj dhe shqiptarë.

Besa Llugiqi është soprano e shquar nga Kosova. Ajo është fituese e “Grand Prix” të konkursit “Elena Nikolai”, me ç’rast vlerësohet nga juria profesionale si “zë i bukur, teknikë e mrekullueshme dhe intepretim i lartë estetik”.

Festivali “ReMusica” këtë edicion është duke u mbajtur online për shkak të situatës së krijuar me Coronavirus, dhe koncerte e planifikuara janë duke u transmetuar në versionin online – livestream në websajtin e festivalit,