Skenderaj, 'Rapsodia shqiptare' do të mbahet këtë muaj

Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia shqiptare” në Skenderaj e cila ishte paraparë që të mbahet në muajin nëntor, do të mbahet këtë muaj për tri ditë rresht.

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se edicioni i pesëmbëdhjetë do të mbahet me datat 28, 29 dhe 30 dhjetor.

“Festivali mbahet në vigjilje të festave të Nëntorit siç janë; ngritja e flamurit në Krujë 28.11.1443; Dita e pavarësisë së Shqipërisë 28.11.1912; Ditlindja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari 28.11.1955; Dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 28.11.1997”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Festivali tradicionalisht mbahet zakonisht me datat 26, 27 dhe 28 nëntor, mirëpo për shkak të tërmetit tragjik në Shqipëri me 26 nëntor ishte shtyrë.

Skenderaj, anulohet festivali ‘Rapsodia shqiptare’

.