Skender Idrizi dhe Sanije Dreshaj shpallen fitues të Çmimit ‘Kadri Kadriu’

Skender Idrizi dhe Sanije Dreshaj kanë marrë vendin e parë të ekspozitës – Çmimi “Kadri Kadriu”, që ndahet nga Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve Figurativë të kësaj komune.

Këtë çmim Idrizi dhe Dreshaj e morën në hapje të edicionit të tetë të ekspozitës mbarëkombëtare – Çmimi “Kadri Kadriu”, që u hap sot në mbrëmje në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë.

Vendi i dytë i takoi Hysni Krasniqit, ndërsa çmimi i tretë iu dha piktorit Haxhi Kastrati.

Ekspozita mbarëkombëtare – Çmimi “Kadri Kadriu” organizohet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Mitrovicës në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve Figurativë të Mitrovicës.

Pjesë e edicionit të sivjetmë të ekspozitës – Çmimi “Kadri Kadriu” ishin artistë nga trevat shqiptare.

Çmimi mban emrin e piktorit mitrovicas Kadri Kadriu, i cili u masakrua barbarisht nga forcat serbe gjatë luftës së Kosovës, më 1999.