Skandalet që përcollën kulturën gjatë 2019-ës

Renovimi me buldozer i Kalasë së Novobërdës dhe konkurset kurdisura për drejtorë e zyrtarë tjerë në institucionet kulturore të nivelit kombëtar shënuan top skandalet që përcollën kulturën kosovare gjatë vitit 2019.

Kurse, kulmi arriti me vendimin Ministrisë së Kulturës për t`u vendosur në një objekt privat me qira mujore prej 45 mijë euro në muaj, pasi mori kërkesë për ta larguar stafin nga objekti aktual.

Kalaja e Novobërdës

Në fillim të shtatorit 2019 mbikëqyrësit e Institutit të Mbrojtjes së Monumenteve filmuan buldozerin e firmës serbe “Koto” duke goditur muret e Kalasë së Novobërdës, në përpjekje për të sanuar renovimin shkel e shko të mureve që i kishte ‘restauruar’ vetë.

Firma nga Serbia ‘restauron’ me buldozer Kalanë e Novobërdës – Video

Instituti i Mbrojtjes së Monumenteve kishte urdhëruar firmën nga Serbia “Koto” të ndërpres renovimin, duke e konsideruar skandaloz përdorimin e buldozerit për të renovuar muret e Kalasë.

Kalaja e Novobërdes. Foto: Kallxo.com

Zgjedhja e Drejtorit të Muzeut Kombëtar

Këshilli Drejtues i Muzeut Kombëtar zgjodhi në gusht të 2019-ës në krye të MKK-së, Ajet Lecin, anëtar i kryesisë së Degës së Partisë Demokratike në Drenas, duke e favorizuar në raport me kandidatët e tjerë të konkursi.

Leci në testimin me shkrim mezi kishte siguruar kalimin në fazën e dytë të konkursit (në atë me gojë).

Skandaloz u konsiderua edhe anulimi i zgjedhjes së Leci nga ministri i MKRS Kujtim Gashi, por pas disa muajve erdhi vendimi i MKRS për të anuluar vendimin e ministrit Gashi, duke emëruar Lecin në krye të muzeut, pavarësisht kritikave dhe parregullsive gjatë intervistimit.

Me skandale u përrcollën edhe shumë zgjedhje të drejtorëve dhe zyrtarëve tjerë në MKRS dhe institucioneve vartëse të saj.

Mashtrimet e Kadri Veselit, njerëzit e PDK-së vazhdojnë të punësohen

 

Emri i regjisorit në listë e pagave të Teatrit Kombëtar

MKRS nuk e kishte larguar nga lista e pagave të Teatrit Kombëtar emrin e regjisorit Agon Myftari, pavarësisht se që nga qershori 2019 nuk ishte më udhëheqës artistik i TKK-së.

Kallxo.com kishte siguruar një kopje të listës së pagave të punëtoreve (tetor 2019) ku figuronte emri i regjisorit Myftari si udhëheqës artistik i TKK-së. Megjithëse regjisori Agon Myftari mohoi se është duke marra pagë nga MKRS, si udhëheqës artistik. MKRS përmes një përgjigje për Kallxo, pati theksuar ndër të tjerash se është bërë një lëshim teknik dhe sipas procedurës së paraparë me rregullat e thesarit, do të bëjë kthimin e mjeteve tepricë që i ka pranuar (myftari) pas afatit.

Emri i regjisorit në listën e pagave të punëtorëve të Teatrit Kombëtar

 

 

Ekspozita “Gardianët e parajsës”

Fotografi norvegjez Morten Traavik në fund të tetorit 2019 në Bibliotekën Kombëtare hapi ekspozita ‘Gardianët e parajsës”.

Ekspozita pasqyronte imazhe të ndryshme nga jeta në Korenë e Veriut.

Holli i BKK ishte mbudhur me fotografi të diktatorëve të Koresë së Veriut dhe pano me thënie të ish-diktatorit Kim Jong Il. Ekspozita ishte konsideruar si skandaloze duke promovuar udhëheqjen e vendit komunist.

 

Ekspozita e fotografëve norvegjezë mbush Bibliotekën Kombëtare me foto e thënie të diktatorëve të Koresë së Veriut  

Vendimi për dhënien me qira të Kalasë së Vushtrrisë

Vendimi i tetorit 2019 i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve për dhënien me qira të hapësirave të Kalasë së Vushtrrisë, firmës ekonomik “Dardania Castle” qoi në përplasje institucionet e trashëgimisë, duke përfshirë edhe drejtuesit e Komunë së Vushtrrisë.

Vendimi i IKMMI u cilësua skandaloz dhe jashtë kompetencave të IKMM, çka qoi në pezullimin e tij dhe rasti po trajtohet në MKRS.

Negocimi i Dyshimtë i Kontratës për Kalanë e Vushtrrisë

Objekti me qira për MKRS

Ministria e Kulturës kishte përzgjedhur një objekt privat të kompanisë “Ramiz Sadiku Co” për t`u vendosur pas largimit nga objekti aktual, pasi qeveria kishte marrë vendim që në ish Ndërtesën e Partive Politike, ku funksionon MKRS të vendoset Zyra e Presidentit.

Qiraja që MKRS duket t`i paguaj në muaj privatit për shfrytëzimin e tij arrin në 45 mijë euro. Ky vendim u cilësua skandaloz nga shoqëria civile dhe opozita. Ndërsa punëtorët e MKRS filluan protestat, të cilat gradualisht u përshkallëzuan me grevë të përgjithshme duke bllokuar punë e MKRS-së.

 

Lluksi qeveritar: Dy, ministri do paguajnë 1.2 milion euro për qiranë në biznesin privat

Gjatë 2019 kultuara në Kosovë përjetoi edhe një sërë skandalesh tjera duke prirë ato të MKRS, si: vazhdimi i bllokadës financiare të institucioneve kulturore, vonesat e stërgjatuar të pagesave për punëtorët e angazhuar na institucionet e trashëgimisë, lënia jashtë përkujdesjes të trashëgimisë kulturore në Veri të vendit dhe mos reagimi i MKRS-së dhe institucioneve ndaj dëmtimeve monumenteve dhe objekteve të ndryshme të trashëgimisë kulturore.