Sislej Xhafa pasuron fondin artistik të Galerisë Kombëtare

Artisti pejan me famë botërore Sislej Xhafa, do t’ i dhurojë Galerisë Kombëtare të Kosovës një prej veprave të tij më të njohura “Paviljoni Klandestin, 1997”.

Këtë dhuratë për GKK-në Xhafa do ta prezantojë nesër gjatë një konference për media në Galerinë Kombëtare.

Galeria Kombëtare e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se këtë dhuratë Xhafa do ta dorëzojë nesër ora 11:00, ku edhe do të ketë një konferencë për media në ambientet e galerisë.

“Në këtë konferencë do ta shfrytëzojmë rastin që para mediave elektronike dhe të shtypura të prezantojmë artistin e mirënjohur me famë botërore Sislej Xhafa i cili për pasurimin e Fondit të Galerisë së Arteve, dhuron veprën e tij (Padiglione Clandestino), ‘Paviljoni Klandestin,1997’”, thuhet në njoftimin e Galerisë Kombëtare të Kosovës.