Sindikata kundër Ajet Lecit në krye të Muzeut të Kosovës

Sindikata e Muzeut Kombëtar të Kosovës ka kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Kulturës për emërimin e Ajet Lecit, drejtor i Muzeut Kombëtar të Kosovës.

Përmes një komunikate për media, Sindikata e Punëtorëve të MKK-së (SPMKK) konsideron se zgjedhja e drejtorit të Muzeut Kombëtar të Kosovës nuk është bërë mbi bazën e respektimit të procedurave ligjore dhe përformancës së kandidatëve, por mbi baza politike (partiake) dhe nepotike, duke shkelur mbi parimet ligjore të përcaktuara me ligjet në fuqi.

Ky proces, sipas sindikalistëve të muzeut, filloi të degradohet nga periudha e hartimit të rregullores për gradat dhe pagat e krijuesve dhe përformuesve të kulturës dhe punonjësve profesionalë të trashëgimisë kulturore dhe me theks të veçantë, statutit të MKK-së.

Gjatë gjithë procesit të rekrutimit, thuhet më tej në komunikatë kishte shkelje në zhvillimin e procedurave, si, siç thuhet më tej procesi i rekrutimit në karrierë i zhvilluar si procedurë e parë, nuk është zhvilluar sipas procedurave të rregullores për Avancimin në Karrierë të Nëpunësve Civilë. Pastaj, organizimi i testit me shkrim, siç thuhet në komunikatë, kishte karakter selektues, duke hartuar pyetje jo profesionale të pa artikuluara drejtë dhe me tendencë të manipulimit politik. Po ashtu edhe vlerësimi u manifestua me ndërhyrje të plotë politike.

“I gjithë procesi degradoj me organizimin e intervistës dhe rrjedhimisht me publikimin e rezultateve përfundimtare nga Këshilli Drejtues i MKK-së, ku është emëruar  drejtor i MKK-së, anëtari i PDK-së dega në Drenas, kandidati me përfomancën  më të dobët dhe jo-profesionale, në kundërshtim me statutin që e kishin përpiluar vet Këshilli Drejtues i MKK-së”, thuhet ndërë të tjerash në komunikatën e Sindikatës së Muzeut.

Se fundmi, shton më tej SPMKK në vend që të anulohet e gjithë procedura dhe procesi të kthehet në piken zero, përkundrazi disa akterë aventurier të MKRS-së, përkatësisht, Komisioni për Ankesa dhe Parashtresa në MKRS,  ia mundësuan  kthimin në punë, z. Ajet Leci, që bie në kundërshtim të plotë me vendimin për shkarkimin e z. Leci nga Ministri z.  Kujtim Gashi, Sekretari Permanent z. Veton Firzi dhe Zyra e Personelit në MKRS.

Mashtrimet e Kadri Veselit, njerëzit e PDK-së vazhdojnë të punësohen

Tërë ky mashtrim, sipas SPMKK –së rezulton me nënshkrimin e kontratës, drejtor i MKK-së, të z. Ajet Leci, i cili nga data 12.11.2019 filloj të ushtroj detyrën e drejtorit në MKK. Kryesia e Sindikatës,  vlerëson se muzeu vazhdon të mbetet në udhëkryqe, duke u ofenduar dhe degraduar në mënyra dhe forma të ndryshme nga partitë politike të cilat e drejtuan MKRS-në, në rasti konkret, PDK-ja.

Mashtrimet e Kadri Veselit, njerëzit e PDK-së vazhdojnë të punësohen

“Me ketë rast,  Sindikata e  Punëtoreve të Muzeut Kombëtar të Kosovës,  i bënë thirrje Ministrit në detyrë z. Kujtim Gashi, Sekretarit permanent z. Veton Firzi qw të anuloj vendimin antiligjor të Komisionit për Ankesa dhe Parashtresa në MKRS. Të ndalen emërimet partiake politike të cilat e degradojnë institucionin më të lartë të      trashëgimisë kulturore-muzeore në vend. Të organizojnë një konkurs të ri me kritere të pavarura profesionale, etj. Sindikata e punëtorëve të MKK-së, përmes kësaj shkrese rikonfirmon edhe një herë se në rast të mosplotësimit të kërkesave të lartcekura do të vazhdoi të kërkoj respektimin e kërkesave në fjalë përmes rrugëve ligjore dhe formave tjera”, thuhet në komunikatën e SPMKK.

Mashtrimet e Kadri Veselit, njerëzit e PDK-së vazhdojnë të punësohen