‘Shumë zhurmë për asgjë' hap sot edicionin e 49 të Festivalit të Teatrove në Ferizaj

Me shfaqjen e komedisë “Shumë zhurmë për asgjë”,  hapet sot në mbrëmje në Ferizaj, edicioni i 49-të i Festivalit të Teatrove.

Ky festival organizohet nga Teatri “Adriana Abdullahu” i Qytetit të Ferizajt, dhe përveç shfaqjes nga Gjakova në këtë edicion të këtij festivali jepejn edhe 6 shfaqjet tjera nga teatrot nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Të gjitha shfaqjet jepen duke filluar nga ora 20:00 në Teatrin “Adriana”, ndërsa sipasorganizatorëve përveç shfaqjeve gjatë ditëve të festivalit do të ketë edhe aktivitete për dhe rreth teatrit.

Festivali mbyllet më 27 tetor 2019 me ndarjen e çmimeve.

Përveç shfaqjes, “Shumë zhurmë për asgjë” të Teatrit “Hadi Shehu” të Gjakovës, gjatë këtij festivali do të prezantohen edhe shfaqjet: “Një letër e humbur” nga Teatri i Tetovës, “Zona e pritjes” e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, “UN Inspektori” e Teatri “Adriana” të Ferizajt, “Erdhi Godoja” nga Teatri i Qytetit të Gjilanit, “Ditë Vere” e Teatri “Avdush Hasani” Podujevë & Instituti për Vetëdijesimin Bashkëkohor, dhe Shfaqja “Kanuni i gruas” e Art- Polis nga Prishtina.