Shtyhet për në tetor mbajtja e ‘Prifest 2020’

Edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Prishtinës, “Prifest” do të mbahet në tetor 2020, në versionin online.

COVID-19 ka pamundësuar mbajtjen e edicionit të sivjetmë të këtij festivali edhe në muajin gusht.

Organizatorët e festivalit kanë bërë të ditur se “Prifest 12” do të mbahet online në tetor. Ndërsa data e mbajtjes do të publikohet së shpejti nga organizatorët.

“Duam të ju informojmë se ‘PriFest’ ka vendosur që edicionin e 12-të të festivalit ta mbajë online. Jemi munduar që të gjejmë zgjidhje për të mbajtur edhe këtë edicion fizikisht si gjithnjë deri tani, por fatkeqësisht nuk mundëm të marrim një përgjegjësi të tillë përsipër marrë parasysh situatën me pandeminë. Edicioni online do të mbahet në tetor 2020.

Së shpejti do të publikojmë edhe datat e sakta”, thuhet në njoftimin e “Prifestit”.