Shtyhet për kohë të pacaktuar hapja e kinemave dhe teatrove 

Teatrort dhe kinematë nuk do hapen sot, siç ishte planifikuar parë nga Qeveria e Kosovës.  

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, gjatë konferencës së mbajtur dje për media ka thënë se hapja e teatrove dhe kinemave shtyhet për një kohë të pacaktuar me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës dhe organizatave prestigjioze shëndetësore në botë. 

Ministri Vitia nuk ka dhënë ndonjë datë se ku mund të rifillojnë punë teatrot dhe kinematë në vend, por ka bërë me dije se gjithçka do të varet nga analiza që do të bëjë IKSHPK në terren.  

Në  fazën e tretë të masave lehtësuese të Qeverisë për shkak të COVID-19, hapja e kinemave dhe teatrove ishte paraparë të bëhet nga 1 qershori 2020, në të njëjtën kohë me hapjet e qendrave tregtare, gastronomisë, çerdheve, etj. 

“Teatrot dhe kinematë, pavarësisht se ka qenë e planifikuar të hapën në fazën e tretë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, në bazë edhe të disa studimeve të fundit që kanë ardhur dhe rekomandimeve nga organizatave prestigjioze shëndetësore në botë, ka rekomanduara që hapja të shtyhet për një kohë të pacaktuar, pasi ka ende rrezik grumbullimi i njerëzve në hapësirta të mbyllura . Por, po përsërisë kjo varte nga analiza që e bën Instituti në terren”, ka thënë ministri Vitia gjatë konferencësmbrëmshme. 

Vendimi për të shtyrë hapjen e kinemave dhe teatrove ka lënë të zhgënjyer menaxhmentet e këtyre institucioneve. 

Fisnik Ademi, kryetar i Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovsë, ka thënë se vendimi për mos hapje të teatrove është zhgënjyese, pasi Teatri Kombëtar kishe marrë të gjitha masat për fillimin e aktiviteteve. 

 “Kemi planifikuar fillojmw natyrisht, me një udhëzues se si do funksionojë teatri.  Provat për shfaqje kanë filluar. Por, tash po presim se çka po ndodh dhe në koordinim me MKRS të procedojmë me hapat tjerë. Nëse tërheqim paralele me disa aktivitete tjera, spo di qysh mundet me qenë ma rrezik,  salla e teatrit ka kapacitet prej 300 ulëse, ne kemi dërguar një udhëzues që me funksionu me 50% të kapacitetit, ku hapësirë ka mjaftueshëm për zbatim  rregullave”, ka thënë ai. 

Avni Dobraj, menaxher në Kinemanë ABC në Prishtinë ka thënë se nesër nuk do të hapet kinemaja. 

“Me padurim kemi prit nesër fillojmë me shfaqjen e filmave, por sipas rekomandimeve te OBSH- kjo nuk do ndodh nesër, por me një vendim tjetër pas disa ditësh”, ka thënë Dobraj. 

 As Cineplexx nuk do të hapet nesër. Dëfrim Puka, menaxher i marketingut dhe komunikimit në Cineplexx, ka thënë se sipas vendimit të qeverisë nuk do të ndodhë hapja e kinemasë.  

“Ministri tha gjatë konferencës se hapja e kinemave dhe teatrove shtyhet për një kohë tjetër sepse për momentin sipas tyre ka ende rrezik prej grumbullimit të njerëzve në vende të mbyllura”, ka thënë Puka.