Biblioteka Kombëtare e Kosovës, "Pjetër Bogdani". Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shtyhet mbajtja e Javës së Bibliotekës në Kosovës

Biblioteka Kombëtar, “Pjetër Bogdani” në Prishtinë ka njoftuar përmes një postimin në Facebook se ka shtyrë për kohë të pacaktuar mbajtjen e edicioni të 18-të të Javës së Bibliotekës në Kosovë.

“Edicioni i 18-të i Javës së Bibliotekës në Kosovë shtyhet për një kohë të pacaktuar, për shkak të gjendjes se vështirësuar dhe pritjes së masave shtesë kundër pandemisë me COVID-19 në vendin tonë”, thuhet në njoftim.

Për këtë edicion të Javës, sipas kësaj biblioteke, në të cilin përveç sesioneve online, ishin planifikuar, nëpër bibliotekat publike, edhe aktivitete dhe veprimtari me numër të kufizuar pjesëmarrësish sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, tash po planifikohen të përgatiten udhëzime për format e këtyre organizimeve.

“Në bashkëveprim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Shoqatën e Bibliotekarëve të Kosovës, bibliotekat publike të Kosovës, si dhe me të gjithë partnerët tanë, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që, pas këtij vendimi të shtyrjes, të bëjmë përgatitjet e duhura për të realizuar veprimtarinë e Javës së Bibliotekës, në rrethana më të favorshme epidemiologjike”, thuhet në njoftimin e BK-së, “Pjetër Bogdani” bërë në Facebook.

Për shkak të COVID-19, vitin e kaluar BK, “Pjetër Bogdani” ishte detyruar të anulojë organizimi e Javës së Bibliotekës në Kosovë.