Shqipëria ul çmimin e biletave për vizitorët e muzeve dhe zonave arkeologjike 

Shqipëria do të ulë çmimin e biletave për vizitorët e muzeve dhe lokaliteteve arkeologjike, pas rihapjes.  

Elva Margariti, Ministrja Kulturës e Shqipërisë, përmes një postimi në faqen e saj në Facebook ka bërë të ditur se pakoja e re çmimeve për muzetë dhe zonave arkeologjike do të ketë çmime më të ulëta pas rihapjes. 

Prezantimi i pakohë me çmime e reja për çmimet që do të aplikohen gjatë vizitave në muzetë dhe lokalitetet arkeologjike u është prezantuar edhe operatorëve turistik që veprojnë në Shqipëri.  

Zgjodhëm Parkun Arkeologjik të Apolonisë, që së bashku me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi të prezantonim përpara operatorëve turistikë dhe autoriteteve vendore, paketën e re të çmimeve për muzete dhe zonat arkeologjike. Tarifa më të ulëta dhe të gjitha të dielat, pushim, përgjate sezonit turistik. Por edhe nje menaxhim më i mirë i vijës bregdetare. Më shumë siguri dhe pastërti”, ka shkruar ministrja Margariti, në Facebook. 

Shqipëria posedon një numër të madh të lokaliteteve dhe monumenteve arkeologjike të cilat kanë një vizitueshmëri të lartë gjatë një viti, duke e renditur atë në një pej vendeve më atraktive për vizitorët.

Foto: Wikipedia