Teatri Kombetar

foto; Denis Sllovinja

Shpallet konkursi për drejtor të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar  

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shpallur sot konkursin për drejtor të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Sipas njoftimit për shpalljen e konkursit, kandidatët që shprehin interesim për këtë konkurs do të kenë afat një muaj të përgatisin dokumentet e nevojshme. Ndërsa aplikimi për këtë pozitë do të hapet nga 13 nëntor 2021.

“Data e njoftimit në ueb-faqen unike të procedurave të konkurrimit https:/ /konkursi.rks-gov.net është prej 14.10.2021 deri më 12.11.2021, ndërsa data e aplikimit është nga 13.11.2021 deri më datën 27.11.2021”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Kandidatët që konkurrojnë në këtë konkurs, duhet të kenë diplomë u universiteti nga fusha e teatrit ose nga fushat tjera të përafërta të kulturës, shtatë vjet përvojë punë duke përfshirë katër vjet përvojë pune në vende udhëheqëse.

Sipas ligjit për teatrot, drejtori i Përgjithshme TKK-së zgjidhet nga Këshilli Drejtues i TKK-së për një mandat 4 vjeçar.

Që nga janari i 2020, TKK udhëhiqet nga zëvendësues të drejtorit të Përgjithshëm.

Në mars të këtij viti KD i kaluar i TKK-së, kishte zgjedhur Naser Shatrolli, sipas konkursit të drejtor të Përgjithshme, sipas konkursit të shpallur më 26.11.2020.

Por që zgjidhja e tij u anulua pas disa muajve pas një vendimi të Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Nëpunësit e Shërbimit Publik, për parregullsi gjatë procesit të  konkursit.