Shpallen fituesit e Çmimit ‘Nobel” 2019 për fizikë  

Treshja e shkencëtarëve,  James Peebles, Michel Mayor dhe Didier Queloz janë shpallur fituesit e Çmimit “Nobel” për Fizikë për vitin 2019.

Para pak çastesh Komiteti i Nobelit për Fizikë i Akademisë Suedeze të Shkencave, ka bërë publike edhe emrat e fituesve për këtë viti duke dhënë edhe arsyetimin.

Sipas ueb faqes së çmimit ‘Nobel’, këtë çmim shkencëtaret e morën për kontributet në të kuptuarit tonë të evolucionit të universit dhe vendit të Tokës në kozmos.

James Peebles nderohet për zbulimet teorike në kozmologjinë fizike, ndërsa Michel Mayor dhe Didier Queloz për “zbulimin e një ekzoplaneti që rrotullohet nga një yll i tipit diellor”

“Çmimi Nobel në Fizikë 2019  ndahet në mes të James Peebles, për kontributin në zbulime teorike në kozmologjinë fizike, dhe Michel Mayor e Didier Queloz për kontributin në zbulimin e një ekzoplaneti që rrotullohet nga një yll i tipit diellor”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e Komitetit të Nobleit për fituesit për këtë vit.