‘SHOTA’ rrëmben vendin e dytë në ‘Cheonean Folkore and Dance Festival’

Ansambli Kombëtar i  Këngëve dhe Valleve, ‘SHOTA’ ka marrë çmimin e dytë në Festivalin “Cheonean Folkore and Dance Festival”, i cili u mbajt nga 25 deri më 29 shtator 2019 në Seul të Koresë së Jugut.

Lajmi për triumfin e ansamblit ‘SHOTA’ në Korenë e Jugut është bërë i ditur nga vetë udhëheqësi artistik i këtij institucioni  Ylber Asllanaj.

“AKK ‘SHOTA’ nderohet me vendin e dytë. Urime të gjithë atyre që e dhanë edhe pikën e fundit të djersës dhe nuk kursyen asgjë që, atdheut tonë, t’i rrisin namin edhe në këtë pjesë të largët të botës”, ka shkruar  Asllanaj në Facebook.

Festivali “Cheonean Folklore and Dance Festival”, grumbulloi ansamble nga kontinentet e ndryshme të botës, ndërsa Ansambli “Shota” është i vetmi nsambël shqiptar, mori ishte në më 17 shtete pjesëmarrëse.