Foto: Urim Krasniqi/Kallxo.com

‘Shota’ mban koncert për Festën e Flamurit 

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve, “Shota” ka mbajtur sot një koncert festiv për shënimin e Festës së Flamurit, 28 Nëntorit, por edhe për shënimin e 70-të vjetorit të themelimit të ansamblit të parë profesionist të këngëve dhe valleve popullore. 

Koncerti është mbajtur në Teatrin Kombëtar të Kosovës. 

Për shënimin e këtyre përvjetorëve “Shota” kishte përgatitur një program me këngë dhe valle patriotike nga repertori i saj. 

Përveç programit festiv, menaxhmenti i “Shotës” në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Kulturës kanë nderuar me mirënjohje, doajenët dhe bashkëpunëtorët e “Shotës”, ndër vite. 

Mirënjohjet u ndanë nga ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi dhe drejtori i Ansamblit “Shota”, Shefqet Gjocaj. 

Me mirënjohje u nderuan Nexhmije Pagarusha, post mortum, Hylkije Sadiku, Fahri BeqiriXhemali Berisha, etj. 

 

Foto: Urim Krasniqi/Kallxo.com
Foto: Urim Krasniqi/Kallxo.com
Foto: Urim Krasniqi/Kallxo.com
Urim Krasniqi/Kallxo.com