Shoqata e Intelektualëve “Jakova” organizon debat mbi dialogun Kosovë-Serbi

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” organizon nesër në Gjakovë tryezë debati, “Marrëveshja Kosovë – Serbi dhe roli i bashkësisë ndërkombëtare në dialog”.

Debati mbahet në kuadër të programit “Klubi i debatit” të Shoqatës “Jakova”.

Sipas njoftimit të kësaj shoqate, pjesë e debati do të jenë njohës të zhvillimeve politike e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Debati mbahet nesër, më 13.11.2021, në ora 12:00 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.