Shkrimtari Peter Handke fitues i çmimit ‘Nobel’ për letërsinë për 2019

Shkrimtari austriak Peter Handke është shpallur fitues i çmimit “Nobel” për Letërsinë për vitin 2019 nga Akademia Suedeze e Shkencave.

Ndërsa shkrimtarja polake Olga Tokarczuk është shpallur fitues e çmimit “Nobel” për viti 2018, nga po kjo akademi.

Fituesi i çmimit “Nobel” për këtë vit dhe vitin 2018 janë bërë publik sot pak minuta pas orës 13:00.

Sipas arsyetimit të Akademisë Suedeze, austriaku Handke çmimin “Nobel” e mori për punë me ndikim që me zgjuarsi gjuhësore ka eksploruar periferi dhe specifikën e përvojës njerëzore.

Kurse, Tokarczuk e mori për imagjinatë narrative që me pasion enciklopedik paraqet kalimin e kufijve si një formë të jetës.

“Çmimi ‘Nobel’ në Letërsi për vitin 2018 i jepet autores polake Olga Tokarczuk për një imagjinatë narrative që me pasion enciklopedik paraqet kalimin e kufijve si një formë të jetës. Çmimi ‘Nobel’ në Letërsi për vitin 2019 i jepet autorit austriak Peter Handke “për një punë me ndikim që me zgjuarsi gjuhësore ka eksploruar periferinë dhe specifikën e përvojës njerëzore”, thuhet në lajmërimin e Akademisë Suedeze të Shkencave.