Teatri i Gjilanit

‘Shkamat' jepet sot në natën e dytë të festivalit 'Talia e Flakës'

Shfaqja “Shkamat” me regji të Fadil Hysajt e realizuar nga “Etnofesti” jepet sot në mbrëmje duke filluar nga ora 19:00 në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.

Shfaqja jepet në natën e dytë të programit zyrtarë të festivalit të dramës “Talia e Flakës”, festival i cili po mbahet në kuadër të Manifestimit “Flaka e Janarit 2020″ në Gjilan.

Drama “Shkamat në të cilën interpretojnë Sheqerie Buqaj, Xhevdet Doda dhe Bislim Muçaj portretizon dhimbjen dhe somnabulizmin e një çift të moshuar, që ka 20 vite jetojnë me shpresë se djali i tyre i zhdukur një ditë do të kthehet.