Shfaqja ‘Zgjimi i Pranverës’  prezantohet në Festivalin e Teatrove në Shkup 

Teatri Kombëtar i Kosovës në bashkëpunim me ‘Artpolis’- Qendra për Art dhe Komunitet, përfaqësojnë Kosovën me shfaqjen muzikore “Zgjimi i Pranverës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Shkupi, “ITF Skupi Festival”. 

Shfaqja kosovare jepet nesërmë 20.09.2020, në ora 20:00 në Kurshumli Han të Shkupit në Maqedoninë e Veriut. 

Festivali “ITF Skupi Festival” ka nisur më 17 shtator 2020 dhe prezantohen trupa teatrale nga Bullgaria, Shqipëria, Kroacia, Serbia e Bosnja e Hercegovina. 

Artpoli”përmes një njoftimi bënë të ditur se këtë edicion të këtij festivali, Kosova përfaqësohet me shfaqjen muzikore “Zgjimi i pranverës”, me regji të Zana Hoxhës, që do të jepet në ambient të hapur, sikurse edhe shfaqjet të tjera të festivalit që do të zhvillohen jashtë, karakteristikë kjo e këtij viti. 

“Duke marrë parasysh të gjitha sfidat me të cilat përballemi në kohë pandemie, ne e konsiderojmë të rëndësishme që shkëmbimi, mësimi dhe mbështetja ndërkulturore të mos ndërpriten, por të vazhdojnë në një formë të re të modifikuar. Kështu mund të sigurojmë zgjimin që duam dhe të inkurajojmë krijimin e rrjeteve në kohë sfiduese”, thuhet në njoftimin e “Artpolis” 

“Zgjimi i Pranverës” tregon historinë e adoleshentëve që zbulojnë trazirën e brendshme dhe të jashtme të seksualitetit 

“ITF Skupi Festival” zgjatë deri më 22.09.2020. 

ITF Skupi Festival. Foto: Artpolis