Foto: Facebook/Artpolis

Shfaqja ‘Zgjimi i Pranverës’ merr çmim në festivalin e teatrit në Dibër

Shfaqja muzikore “Zgjimi i Pranverës” me regji të Zana Hoxhës është̈ shpërblyer me çmimin “Regjia më e mirë” në festivalin e “Teatrit shqiptar në Maqedoninë̈ e Veriut”.

Festivali  “Teatri shqiptar në Maqedoninë̈ e Veriut” është mbajtur  nga 02 deri 08 shtator  2021 të  mbajtur në Dibër.

“Artpolis”, Qendra për Artin dhe Komunitetin përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur për triumfin e kësaj shfaqje në Dibër.

“Ky është̈ një̈ sukses tjetër i ‘Zgjimit të Pranverës’ që deri tani është̈ shpërblyer si ‘Shfaqja më mirë në vitin 2020’ në Kosovë, ‘Shfaqja më mirë’ në edicionin e 14-të të ITF SkupiFestival. Kurse në Festivalin ‘Moisiu On’ në Tiranë aktorja Arta Muçaj është̈ shpërblyer me çmimin ‘Aktorja më mirë joprotagoniste’ me rolin e saj në shfaqje”, thuhet në postimin e “Artpolis”.

“Zgjimi i Pranverës” është̈ bashkëproduksion i Artpolis – Qendra për Artin dhe Komunitetin dhe Teatrit Kombëtar të Kosovës.