Shfaqja "Vojçeku", premierë më 21 shkurt në Gjakovë

Shfaqja “Vojçeku”, sipas veprës së Georg Buchner, adaptuar nga Jack Thorne dhe me regji të Zana Hoxhës, jepet premierë më 21.02.2025, në Teatrin e Qytetit të Gjakovës, “Hadi Shehu”.

Sipas njoftimit të Teatrit “Hadi Shehu”, premiera kësaj shfaqjeje do të jepet më 21.02.2025 duke filluar nga ora 19:00.

“’Vojçek’ është një udhëtim shpirtëror dhe psikologjik që shqyrton kufijtë e vuajtjes njerëzore, tensionet e brendshme dhe marrëdhëniet e shkatërruara nga shqetësimet e jetës.” – thuhet në njoftim.

Në shfaqje luajnë: Bujar Ahmeti, Vlora Dervishi, Edi Kastrati, Aurita Agushi, Arbies Komoni, Altina Kusari, Eden Kastrati.

Repriza e kësaj shfaqjeje, sipas njoftimit të Teatrit “Hadi Shehu” do të jepet më 22.02.2025 dhe 07.03.2025.

Shfaqja është realizuar nga teatri “Hadi Shehu”, Gjakovë, në partneritet me Qendrën për Art dhe Komunitet “Artpolis”.