Shfaqja ‘Vëllezër për interes’ jepet sot premierë në Kaçanik

Komedia “Vëllezër për interes” me tekst të Kristo Floqit dhe regji të Ben Apollonit shfaqet nesër premierë në Shtëpinë e Kulturës në Kaçanik.

Shfaqja do të jepet në ora 19:00, ndërsa do të ketë edhe një reprizë nesër në mbrëmje në njëjtin vend.

Komedia “Vëllezër për interes”, sipas regjisrit Apolloni është shfaqje komike e realizuar mbi veprën e Kristo Floqit, vepër kjo e shkruar 115 vite me pare, por aktuale edhe sot.

“Shfaqja është përkrahur nga shoqata ‘Kaçaniku’ që vepron ne Zvicër dhe kjo shfaqje është në vazhdën e aktiviteteve tona për realizimin e projektit, themelimit të teatrit të qytetit tonë, që e kem filluar para një viti e gjysme por ende teatri nuk u bë”, ka thënë Apolloni.