Pamje nga shfaqja ‘Totem dhe Tabu’. Foto: Artpolis

Shfaqja ‘Totem dhe Tabu’ me dy prezantime në Kroaci

Shfaqja dans teatër “Totem dhe Tabu”, me regji e koreografi të Robert Nuhës, e dramaturgji të Zana Hoxhës do të ketë dy prezantimin në Kroaci, gjatë këtij muaji.

Qendra për Art dhe Komunitet, “Artpolis” njofton se “Totem dhe Tabu” në Kroaci do të shfaqet në kuadër të aktivitetit kulturor, “Ditët e Kulturës Shqiptare në Kroaci”.

“Totem dhe Tabu” do të jepet premierë para publikut në Kroaci më 24 nëntor nga ora 18:00 në “Dom Branitelja” në Pula, derisa më 25 nëntor nga ora 19:00 do të prezantohet në Zagreb në Teatrin ‘Vidra’”, thuhet në njoftimin e “Artpolis”.

Prezantimi i kësaj shfaqje në Kroaci, është rezultat i bashkëpunimi ndërmjet “Artpolis”, Unionit Shqiptar në Republikën e Kroacisë dhe Shoqatës së Shqiptarëve të Prefekturës së Istrës.

“Totem dhe Tabu” është produksioni i “Artpolis”.

Shfaqja është dyzim eksperimental i dansit kontemporan dhe tekstit minimal që mundëson reflektimin e audiencës lidhur me çështjet e ngritura të cilat ngërthejnë jetën e tyre dhe mentalitetin kosovar.