Shfaqja ‘Sfinga e gjallë’ jepet sot reprizë në Teatrin Kombëtar

Shfaqja ‘Sfinga e gjallë” e Rexhep Qosjes dhe regji të Blerat Nezirajt, jepet sot (10 shtator 2019) reprizë në ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Drama ”Sfinga e gjallë” në konceptin regjisorial të Nezirajt vjen e “ri-vizituar’ dhe e fuzionuar me shkrime e citate goditëse, po të Rexhep Qosjes, por edhe me dokumente e kronika të ndryshme të kohës.

E shkruar në vitet e 70-ta, si një dramë e fuqishme që flet për gjakmarrjen e vëllavrasjet absurde të asaj kohe, “Sfinga e gjallë” e tanishme zhbiron dramën e tabuizuar të pasluftës në Kosovë dhe vrasjet politike misterioze’ të disa prej intelektualëve, gazetarëve e politikanëve kosovarë.

“Sfinga e gjallë” do të ketë edhe një reprizë nesër mbrëma në TKK në të njëjtën kohë.

Në shfaqje luajnë: Fatmir Spahiu, Adrian Morina, Edona Reshitaj, Armend Smajli, Ylber Bardhi, Shpejtim Kastrati, Dukagjin Podrimaj.