‘Shfaqja që shkon keq’ shfaqet sot në Teatrin e Gjilanit

Teatri i Qytetit të Gjilanit shfaq sot  në mbrëmje reprizën e shfaqjes “Shfaqja që shkon keq” me tekst të Henry Shield, Jonathan Sayer dhe Henry Lewis dhe regji të Ilir Bokshit.

Shfaqja jepet në ora 20:00, ndërsa sjell përpjekjet maksimale të një trupe amatorësh për të realizuar një shfaqje.

Një vrasje enigmatike, dyshime dhe mbi të gjitha dështime, janë ato që e përcjellin publikun gjatë gjithë kohës.

Në shfaqje luajnë: Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi, Alban Shahiqi, Safete Mustafa, Gani Rrahmani, Avni Shkodra dhe Tringa A. Hasani