Shfaqja ‘Plus 18’ jepet sot premierë në Gjakovë

Shfaqja “Plus 18” jepet sot premierë në Teatrin e Qytetit “Hadi Shehu në Gjakovë në ora 19:30.

Shfaqja, me tekst të David Mamet dhe Arian Krasniqi dhe regji të Qëndrim Rijanit, shpërfaq rrëfimin e dy personazheve të cilët gjithë kohën përpiqen të gjejnë njëri tjetrin dhe të behën NJË.

“Përpjekja për të dalë nga ‘nëntoka’, ata i bën që të zhyten vazhdimisht e më thellë duke zbuluar botën e cila nuk ka dallim kombi, race apo feje”, thuhet në njoftimin e Teatrit “Hadi Shehu” të Gjakovës.