Shfaqja për fëmijë 'Youtuberi sekret", shfaqet sot në Gjilan

Sot me fillim nga ora 12:00, në Teatrin e Gjilanit, vjen shfaqja për fëmijë “Youtuberi sekret”, si pjesë e Teatrit Magjik të Fëmijëve.

Kjo shfaqje ka si temë teknologjinë, sherret, shkollën, detyrat, punën ekipore dhe testet.

Ndërsa personazhet e shfaqjes janë një arsimtar, një klasë, dhe disa nxënës, rolet e të cilëve luhen nga Morea, Joni, Bora, Oresti, Driada e Bekimi.

Kohëzgjatja e shfaqjes është 40 minuta dhe preferohet të ndiqet nga fëmijët mbi 6 vjeç.

Biletat për të gjitha shfaqjet e fëmijëve janë 1 euro.