Shfaqja për fëmijë ‘Planeti i ftohtë’ jepet sot në Ferizaj

Shfaqja me kukulla për fëmijë “Planeti i ftohtë”, prodhim i “Klau’s Film Association” nga Tirana jepet sot në Teatrin “Adriana Abdullahu”  të Ferizajt.

Kjo shfaqje për fëmijë jepet në dy termine në 13:00 dhe në 15:00.

Shfaqja rrëfen dëshirën e Klea së vogël për të fluturuar lart në qiell për t’ parë yjet nga afër.  Ëndrra ia  plotëson dëshirën dhe ajo arrin të ngjitet lartë në qiell por ajo ç’ka sheh nuk e gëzon aspak.

Ajo gjendet e vetme në mes humbëtirës dhe fillon të dridhet jo vetëm nga frika e vetmisë, por edhe nga i ftohti i madh. Pikërisht në momentin kur i ka humbur shpresat dhe frika i ka hyrë në palcë, ajo njihet me dy banorë të Planetit Hundëcip, Cipkon dhe Cipkofreskun.