Shfaqja për fëmijë ‘Dashuri në fund të detit’ jepet sot në Gjilan

Shfaqja me kukulla për fëmijë “Dashuri në fund të detit”, autor dhe regji të Valdet Ramës shfaqet sot në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.

Shfaqja “Dashuri në fund të detit” për fëmijët gjilanas do të jepet në ora 13:00 në teatrin e qytetit.

“Dashuri në fund të detit’ është një shfaqje që u dedikohet fëmijëve mbi moshën 3 vjeçare e cila sjellë rrëfimin e një pirati të vetmuar që lundron detit të pafund në kërkim të medaljonit.

Në shfaqje luajnë: Roza Berisha-Fejzullahu dhe Avni Hoti.