Shfaqja nga Presheve jepet sot në Mitrovicë

Shfaqja “Misteri” e Teatrit të Qytetit të Preshevës shfaqjet sot (12 shtator 2019) në ora 19:30 në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë.

Shfaqja nga Presheva në Mitrovicë jepet në kuadër të Festivalit Tradicional të Komedisë “Mitrovica in Fest” që po mbahet në qytetin verior të Kosovës.

Festivali  Tradicional i Komedisë “Mitrovica in Fest” po mbahet në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, me pjesëmarrjen e trupave teatrore nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës.

Deri më tani në kuadër të këtij festivali janë shfaqur komeditë: ‘Sundimi i gruas”, shfaqje e Teatrit “Petro Marko” të Vlorës, “Jashtë bie borë”, shfaqje e Teatrit të Tetovës dhe “Komedia e Kuqe” e Teatrit “Muharrem Qena” e Teatrit të Qytetit të Mitrovicës.

Edicioni i sivjetmë i “Mitrovica in Fest” mbyllet nesër më shfaqjen e komedisë ‘Shfaqja që shkon keq” të Teatrit të Gjilanit.