Shfaqja nga Gjilani jepet sot në Teatrin Kombëtar

Komedia “Kosovo for Dummies”, me regji të Blerta Rrustemi- Neziraj, jepet sot në ora 19:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Shfaqja është produksion i Teatrit të Gjilanit dhe në TKK jepet si shfaqje mysafire.

Përmes satirës, kjo komedi rrëfen historinë e Antifonës nga Kosova, e cila, për të fituar lejeqëndrimin në Zvicër, duhet të dëshmojë që nuk është një rinoqeront.

Teksti i shfaqjes është shkruar nga Jeton Neziraj, ndërsa interpretojnë: Tringa Hasani, Ernest Zymberi, Aurita Agushi, Kushtrim Qerimi, Gani Rrahmani, Avni Shkodra, Safete Mustafa.