Shfaqja ‘Muret flasin’ riktheu historinë e një periudhe që po harrohet

Shfaqja “Muret flasin” e dhënë për  tri net, 22, 23 dhe 24 tetor 2019 rresht në shtëpinë- shkollë “Sami Frashërit”, në Lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, riktheu në vëmendjen e publikut në njërën prej periudhave më të veçanta të historisë së Kosovës, organizimin e sistemit paralel  shkollor në Kosovë si rezultat i pas masave represive të shteti serb në vitet 1990.

E dhënë në shtëpinë-shkollë “Sami Frashëri” të familjes  Aliu – Hertica , përmes lojës së aktorëve dhe tekstit e regjisë së mrekullueshme shfaqja “Muret flasin”, theksoi edhe një herë rëndësinë që ka rikujtimi i ngjarjeve madhe të historisë.

Në fakt, edhe realizimi i shfaqjes “Muret flasin” realizuar nga ETA, synim parësor ka rikujtimin dhe dokumentimit të historisë së organizimit të arsimit paralel gjatë viteve të ’90-ta.

Në radhë të parë një porosi për institucione që ish -shtëpitë shkolla, konkretisht shtëpia -shkollë “Sami Frashëri” e Herticëve në “Kodrën e Trimave” të marrin trajtimin e duhur dhe shndërrimin në muze për të përjetësuar organizimin shkollor në Kosovës, pas masave represive që kishte ndërmarrë shteti serb, ndaj sistemit arsimor në Kosovës.

Agon Ahmeti një prej themeluesve edhe drejtor i  organizatës ETEA, ka potencuar në një prononcim për KALLXO.com, se shfaqja “Muret flasin”, mbi të gjitha synon të kthejë vëmendjen e institucioneve relevante tek ky objekt.

Familja ia ka falur shtetit, shtoni ai, por fatkeqësisht shteti nuk bëri asgjë deri më sot.

“Njëherësh, arsyeja pse kemi vendosur që shfaqja të zhvillohet pikërisht në objektin e familjes Aliu-Hertica, ka të bëjë edhe me idenë e promovimit të atij lokacioni për të gjithë qytetarët, pasi që muret e asaj shtëpie flasin vet edhe  në  se  ne  nuk i nxisim të flasin”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, histori shkollave -shtëpi, do të duhej të ishte etiketa e popullit shqiptar në raport me botën e jashtme. Pasi, siç ka thënë ai, organizimi i arsimit, në përmasa të tilla siç kanë ndodhur në Kosovë, gjatë të 90-tave të shekullit të kaluar nuk ka ndodhur në asnjë shtet tjetër.

“Thuhet se, gjatë viteve ’90-ta, pra për pothuajse një dekadë, në të gjitha nivelet e arsimit paralel kanë kaluar mbi 400,000 nxënës.  Në anën tjetër kemi pronarët e shtëpive (mbi 3 000 prona private të shndërruara në shtëpi-shkolla), mësimdhënësit, prindërit e fëmijëve që kanë ndihmuar me material shkollore, diaspora që ka kontribuar financiarisht, me pak fjalë, gjysma e popullit e angazhuar direkt apo indirekt për jetësimin e procesit mësimor”, ka thënë Ahmetin për Kalxo.com.

Prandaj, shton ai, është e domosdoshme që sa më shpejtë t mobilizohen institucionet dhe të mbledhin të gjitha informatat relevante mbi ato ngjarje, pasi akterët që kanë organizuar arsimin paralel janë në moshë të shtyrë dhe shumë lehtë kjo histori mund të tjetërsohet dhe/apo të shndërrohet në mit.

Ahmeti ka thënë se ETEA vazhdimisht ka vizituar shtëpinë-shkollë “Sami Frashëri” është  hulumtuar mbi ngjarjet që kanë ndodhur gjatë organizimit të sistemit paralel të arsimit.

Drama “Muret Flsasin” është shkruar nga Ulpiana Maloku dhe Florent Kurtalani, ndërsa regjia nga Kushtrim Mehmetit.

Në shfaqje luajnë aktorët: Blerta Gubetini,  Allmir  Suhodolli, Blend Sadiku, Florent Salihu, Margarita Ukaj, Gentrit Shala dhe përcillet me violin nga Entela Qarkagjia.