Shfaqja 'Mosmarrëveshja' jepet sot reprizë në Teatrin Kombëtar

Shfaqja ‘Mosmarrëveshja” me tekst të Albert Kamy dhe në regji të Fata Hysenit, jepet sot reprizë në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Shfaqja jepet në Skenën e vogël të TKK-së, në ora 20:00, ndërsa rrëfen krimin që kryejnë nënë e bijë.

Vrasja kryhet me qëllim përfitimi për të mbledhur para për t’u larguar nga bujtina ku ato kanë mbetur të izoluar.

Në shfaqje luajnë: Kumrije Hoxha, Florieta Bajraktari, Armend Ballazhi, Shpëtin Selmani, Fatlume Bunjaku.