Shfaqja 'Kur treni vonohet' jepet sot premierë në Teatrin ‘Muharrem Qena’

Teatri “Muharrem Qena” i Qytetit të  Mitrovicë, shfaq sot në mbrëmje komedinë “Kur treni vonohet”, me tekst të Osman Goranci dhe regji të Artan Tmavës.

Shfaqja jepet sot në ora 19:00 në Qendrën e Kulturës “Rrexhep Mitrovica” të këtij qyteti.

Në shfaqje luajnë: Ramadan Malaj-Badi, Blerta Gubetini, Mehmet Preteni, Fatime Sefaj, Gramoz Malaj, Besnike A. Arif.