Teatri Kombëtar/ FOTO-Urim Krasniqi

Shfaqja ‘Kthimi i Karl Majit’ jepet nesër premierë në Teatrin Kombëtar

Teatri Kombëtar i Kosovës shfaq nesër, më 16 tetor 2020, premierën e shfaqjes, “Kthimi i Karl Majit”, me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Blerta Nezirajt.

Shfaqja jepet në ora 20:00, ndërsa është bashkëprodhim në mes të Qendrës Multimedia në Prishtinë, TKK-së dhe Volksbühne Berlin nga Gjermania.

Shfaqja “Kthimi i Karl Majit” e konfronton publikun me qasjen gati demonizuese të Evropës Perëndimore ndaj Lindjes – superioritetin e supozuar kulturor, politik e intelektual të saj ndaj Lindjes,  për të cilën Aleksandar Hemon thotë se i ka rrënjët thellë në kolonializëm dhe racizëm.

Shfaqja “Kthimi i Karl Majit” do të ketë edhe dy repriza gjatë këtij muaji, më 17 dhe 30 tetor 2020.

Në shfaqje luajnë: Arta Muçaj, Adrian Morina, Armend Smajli, Ylber Bardhi, Shpetim Selmani.

Kthimi i Karl Majit. Foto: Faceboo/TKK