Teatri Kombetar

Teatri Kombetar. FOTO- Denis Sllovinja

Shfaqja ‘Frigoriferi’ sot në Teatrin Kombëtar

Teatrit Kombëtar i Kosovës shfaq sot në mbrëmje dramën “Frigoriferi”, me tekst dhe regji të Naser Shatrollit.

Shfaqja “Frigoriferi’ e Shatrollit në TKK jepet si shfaqje mysafire, ndërsa trajton ngjarjet tragjike që shqiptarët përjetuan gjatë luftës së Kosovës.

Shfaqja sjell në skenën e TKK-së episodet më tragjike të kësaj lufte, dhunimin e mijëra grave shqiptare nga forcat serbe dhe frigoriferët e mbushur me kufomat e shqiptarë të vrarë të zbuluar pas lufte në Serbi.

Shfaqja “Frigoriferi” jepet në ora 20:00 në skenën e vogël të TKK-së.