Shfaqja ‘Erdhi Godoja’ jepet sot në Teatrin e Gjilanit

Shfaqja ‘Erdhi Godoja’ me tekst të Daniel Curzon dhe regji të Shkëlzen Berishës jepet sot, më 18 shtator 2019, në mbrëmje në Teatrin e Gjilanit.

Shfaqja një komedi e absurdit sjellë historinë e dy njerëzve pa ndonjë destinacion të qartë jetësor vetëm sa për t’i bërë aktiv jetët e tyre, të cilët arsyetohen se janë në pritje të shpëtimtarit të tyre.

Dhe kur atyre u vjen shpëtimtari, ata dështojnë ta kuptojnë atë që kanë pritur tërë jetën – Domethënien!

Gjithçka në shfaqje prezantohet mes situatave me plot humor dhe pamjes së sjelljeve absurde që burojnë kontekste që ndeshen në jetën e përditshme.

Luajnë: Avni Shkodra, Gani Rrahmani, Tringa Hasani dhe Njomëza Kalaveshi.