‘Shfaqja e fundit e Marie Gjonit’ jepet sot premierë në Teatrin Kombëtar

Drama ‘Shfaqja e fundit e Marie Gjonit” e Veton Surroit me regji të Andrash Urban shfaqet sot premierë (28.10.2019)  në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

‘Shfaqja e fundit e Marie Gjonit” dramatizimin e së cilës e ka bërë Jeton Neziraj, jepen në ora 20:00, ndërsa do të ketë edhe dy repriza, nesër dhe më 31 tetor 2019, në të njëjtën orë.

Shfaqja, sjellë një perspektivë historike të Kosovës, përmes përfaqësimit të një familjeje informatorësh, të cilët brez pas brezi i shërbejnë çdo regjimi – mbretërisë serbe, fashiste, italiane, naziste, komunisteve serbë, komunistëve shqiptarë të Kosovës e deri më sot.

“Shfaqja e fundit e Marie Gjonit”, sjellë së bashku tragjiken dhe komiken në një narracion që përpiqet të kuptojë djallëzinë njerëzore si dhe dashurinë e pakushtëzuar.

Luajnë:  Adrian Morina, Armend Baloku, Edona Reshitaj, Shkelzen Veseli, Shpejtim Kastrati, Ylber Bardhi.