Shfaqja ‘Destur - Blasfemi e ëmbël’ jepet sot në Teatrin Kombëtar

Teatri Kombëtar i Kosovës shfaq sot në mbrëmje duke filluar nga ora 20:00, reprizën e “Destur – Blasfemi e ëmbël” me regji të Zana Hoxha Krasniqit.

Drama sjellë pjesë nga historia e poetit të famshëm oriental Rumi ku trajtohen interpretimet e ndryshme të fesë dhe dashurisë dhe konfliktet që ngrihen mes intelektit akademik dhe mençurisë së pastër.

Në shfaqje luajnë Çun Lajçi, Shkëlzen Veseli, Armend Ismajli, Edlir Gashi, May-linda Kosumoviç, Semira Latifi, Anisa Ismajli, Basri Lushtaku, Kushtrim Qerimi, Flamur Ahmeti, Armend Ballazhi, Mikel Markaj, Selman Jusufi, Florent Salihu, Blend Sadiku, Leonit Maloku.